Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ata po marrin ndihmën mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave.