Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë tre automjete.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë.

Siç shihet edhe nga foto, njëra prej makinave është përmbysur në rrugë duke i rënë sipër një makine tjetër.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së automjeteve.