Tre makina kanë mbetur të përfshira në një aksident rrugor në zonën e Shkozetit, pak minuta më parë.

Dy automjete kanë marrë dëmtimet më të mëdha, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për “DurrësLajm” se një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas një tjetër automjet, ndërkohë që ky i fundit ka goditur mjetin para tij.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë efektivët e Policisë Rrugore për të zbardhur dinamikën e aksidentit.