TIRANE, 20 shkurt 2013– Tri makina u përfshinë në një aksident mes tyre në zonën e Misto Mames në Kombinat të Tiranës.

Policia ka bërë me dije se makinat janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 19:00.

Një automjet tip “Toyota’, një “Alfa Romeo’ me targa greke dhe një automjet tip ‘Benz’ janë përplasur mes tyre.

Të plagosur nga ngjarja kanë mbetur pasagjerët, ndërkohë që raportohet se drejtuesi i “Alfa Romeos” ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spital.