Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e së enjtes në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime materiale, pa shkaktuar persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për rikthimin e qarkullimit normal në rrugë.