Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Vorë, tek mbikalimi i Casa Italias, ku janë përplasur tre makina, ku një prej tyre ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.
Si pasojë është lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, por pa probleme për jetën.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.





