Dy kamionë dhe një automjet janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në unazën Plepa-Shkozet.

Nga të dhënat e para, mësohet se nga aksidenti i trefishtë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë prej motit me reshje, të jenë bërë shkak për përplasjen mes mjeteve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për lirimin e trafikut dhe zabrdhjen e rrethanave.