TIRANE, 12 maj 2013– Një aksident ku u përfshinë tre automjete ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë.

Sipas policisë, raportohet se tre persona janë lënduar si pasojë e përplasjes.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasja e tre automjeteve shkaktoi mjaft probleme në aksin rrugor duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve në këtë aks.