Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Bypass-in e Fierit. 

Sipas burimeve paraprake, si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve tip “Benz”, “Fiat” dhe “Suzuki” ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetiti “Fiat”. Personi i lënduar është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut, teksa po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.