Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur tre makina.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një 68-vjeçare me iniciale E.B., e cila ishte pasagjere në mjetin me drejtues M.B.
E moshuar është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.





