FIER, 3 nëntor 2013 – Një aksident tragjik rrugor me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur pak më parë në në aksin Fier-Vlorë në afërsi të Levanit.Siç mësohet nga burime në vendngjarje, nga aksidenti ka humbur jetën një grua, pas përplasjes së dy automjeteve me njëri-tjetrin.
Konkretisht, automjeti tip Ford me targa AA 778 DS është përplasur me automjetin tip Fiat me targa italiane, ku ndodhej edhe viktima.
Të plagosurit janë shoqëruar në spital, ndërsa policia po bën hetimin e plotë mbi shkaqet e aksidentit.  –