KUKES, 21 mars 2013–  Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Has.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është plagosur 35-vjeçari Besnik Musa i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.