LIBRAZHD, 17 mars 2013– Dy persona u plagosën rëndë mesditën e sotme në një aksident në aksin Librazhd –Hotolisht.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të lënduarit udhëtonin drejt Tiranës me një makinë tip fuoristradë, e cila ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.
Mësohet se në makinën që drejtohej nga shtetasi Zyber Çota, udhëtonin nga fshati Frarë drejt Tiranës 5 studentë, nga të cilët janë plagosur vetëm drejtuesi i mjetit dhe shtetasja Jonida Çota.
Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital, prej ku mësohet se gjendja e vajzës është më e rëndë.
Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.





