GJIROKASTER, 11 gusht 2013 – 34 vjeçari Aleksandër Polo nga fshati Grapsh i Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër humbi jetën në një aksident rrugor, pranë shtëpisë së tij.
Ai udhëtoi nga Athina mbrëmjen e kaluar drejt Shqipërisë me autobus, për të marrë pjesë në festën e përvitshme që organizohet në fshat.
Por pasi ka zbritur nga autobusi dhe tentoi të kalonte rrugën, u përplas për vdekje nga një mjet që drejtohej nga bashkëfshatari i tij, Jani Dushi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në aksin Kakavijë – Gjirokastër.
Grupi hetimor i ngjarjes konkludoi se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkolike nga drejtesi i mjetit që goditi kalimtarin.





