TIRANË- Një këmbësor është përplasur nga një makinë sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës, teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Sipas të dhënave nga vendngjarja mjeti që ka përplasur personin ende të paidentifikuar është me targë AA863CD.
Ndërkohë që mësohet se i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Personat që i kanë ardhur në ndihmë këmbësorit të aksidentuar konfirmuan për News 24 se ambulanca nuk ka ardhur ta marrë, pasi nuk lidheshin dot në telefon me urgjencën.





