TIRANE- Një aksident me pasojë  vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Barrikadave ku një automjet ka përplasur një motorr dhe për pasojë ka gjetur vdekjen  shtetasi Edison Allushi ndërsa është plagosur Bilbil Aga të cilët ishin duke udhëtuar me motor.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarje ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.

Ndërkohë policia po vijon hetimet edhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.