LEZHE– Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit ku një automjet ka përplasur për vdekje 50-vjeçaren Nushe Alia.
Mësohet se viktima ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti. Përplasja ka qënë fatale për këmbësoren e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





