Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Korçë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Zemblak-Goricë, në kryqëzimin e fshatit Goricë e Vogël. Mjeti i tonazhit të rëndë që vinte nga dogana është përplasur me një mjet tjetër të tipit “Benz”.
Mjeti tip “Benz” ka dalë nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore duke sjellë edhe goditjen me mjetin e tonazhit të rëndë. Policia gjithashtu ka bërë me dije se nga përplasja e mjeteve për fatin e mirë nuk ka pasur të lënduar.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.





