Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e aksidenteve kanë pasuar njëri-tjetrën.
Pamjet e publikuara nga “Jeta osh qef”, tregojnë situatën kaotike që është krijuar në autostradë.
Nuk dihet nëse ka të plagosur, por dëmtimet materiale në automjete shihen qartë nga fotografitë.
Si pasojë e aksidenteve (të paktën dy), është ngadalësuar lëvizja e makinave në rrugën që lidh dy qytetet kryesore.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ambulancës e karroatrecëve i është dashur pak kohë, për shkak të trafikut të rënduar prej rreth 4-5 kilometrash.





