Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

4 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ato kanë pësuar dëmtime, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia është nisur për në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.