Një aksident masiv ka ndodhur në zonën e Currilave në Durrës rreth orës 5:40 të mëngjesit.
Siç shihet nga pamjet pesë automjete janë përfshirë në aksident, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Gjithashtu raportohet për dëme të mëdha materiale.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





