Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Selvisë në Tiranë.
Mësohet se 7 makina kanë goditur nga pas njëra tjetrën teksa kanë qenë në lëvizje.
Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.





