Një aksident masiv ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku drejtuesi i një automjeti Benz me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 10 makina të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, i cili u dërgua në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.