BERAT- Katër persona të rinj në moshë kanë mbetur të dëmtuar, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja ndodhi në aksin nacional Berat- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kthesa e Lapardhasë”.

Zjarrfikset arritën nxjerrjen e te plagosurve nga mjeti me targa AA: 097 EE dhe i dërguan të dëmtuarit menjëherë në spitalin e Beratit ku sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e njësisë rrugore nisën hetimet e para për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti, i cili dyshohet të ketë ndodhur nga nje manovrim i drejtuesit të mjetit për t’iu shmangur një grope në rrugë.