Arrestohen në flagrancë nga Policia Rrugore dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ka shkaktuar aksident me pasojë plagosjen e 3 personave, ndërsa i arrestuari tjetër ishte i dehur në timon.
Nga Specialistët e Policisë Rrugore Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A.,23 vjeç, banues në Nikël, Krujë. Ky shtetas më datë 09.11.2019 duke drejtuar mjetin tip "Reno" është përplasur me motoçikletën tip "Lifan", ku për pasojë janë lënduar tre shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Rrugore në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, është evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: L.R., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kostatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkulkimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjëndje të dehur.





