Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.

Të aksidentuarit janë dërguar në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.