Një aksident ka ndodhur pak momente më parë te kryqëzimi i Patokut, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe emrat e të plagosurve.

Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes.