Dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti ku u përfshinë tre automjete.

Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Gjirokastër-Kakavijë paraditen e kësaj të mërkurë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në hyrje të lagjes "Kordhoce" të Lazaratit.

Bëhet me dije se një automjet ‘Golf’ i ka prerë rrugën dy mjeteve të tjera, duke shkaktuar aksidentin.