Aksident tragjik në Kosovë. Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjerë është plagosur si pasojë e përplasjes ‘kokë më kokë’ të dy makinave.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Komoran -Carralevë.
Dy viktimat humbën jetën në vend, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.





