Natë makthi për Sergio Aguerron.
Sulmuesi i Manchester City u përfshi në një aksident të rëndë rrugor gjatë natës në Amsterdam. Taksia në të cilën udhëtonte futbollisti argjentinas është përplasur me një shtyllë, me mediat angleze që kanë publikuar një foto të impaktit që nisur nga imazhet duket se ka patur një impakt të konsiderueshëm.
Aguerro është transportuar menjëherë në spital dhe sipas ekzaminimeve të para raporti mjekësor flet për të paktën dy brinjë të thyera, ndaj parashikohet një ndalesë relativisht e gjatë me mediat në Angli që druajnë madje se mund të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushave të blerta, cka do të thotë se Aguerro humbet ndeshje goxha të rëndësishme duke nisur që nga ajo e kësaj fundjave në Premier League me skuadrën e Guardiolës që udhëton drejt Londrës për sfidën me Chelsean, e deri të përballja në Champions me Napolin.
Aguerro ndodhej në Amsterdam për të qenë në prezent në një koncert të mikut të tij Maluma, dhe në mbrëmjen e vonë kishte marrë taksinë për t’u kthyer në aeroport, me mjetin që humbi kontrollin duke u përplasur me një shtyllë. Dëmtimet për sulmuesin mund të kishin qenë edhe më të rëndë, por shpëtoi pasi në momentin e përplasjes 29-vjecari kishte vendosur rripin e sigurimit.





