Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Levan-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në vendin e quajtur Varibop, ku makina ka dalë nga rruga.
Të katër shtetasit nga Vlora, të cilët dyshohet se janë të afërt mes tyre, po udhëtonin me një automjet.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.





