DURRES, 9 gusht 2013 – Policia e Durrësit njoftoi se në Gjirin e Lalzit rreth pasdites, ora 14:00 një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas policisë së Durrësit ne segmentin rrugor Maminas-Gjiri Lalëzit, në afërsi të kompleksit “Lura” një kamion me targa të Krujës KR 8703 A është përplasur me një shtyllë betoni pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dale jashtë rruge duke shkaktuar edhe vdekjen e drejtuesit të kamionit, shtetasit Behar Stafuka, 50 vjeç, banues në Nikël.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po kryen veprimet e para për shkaqet e aksidentit që çuan në vdekjen e drejtuesit të kamionit.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





