Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit, ku një automjet tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë.

Si pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari me inicialet D.D, i cili drejtonte mjetin, ndërsa pasagjeri është transportuar në spitalin e Traumës ne Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.D.,24 vjeç, banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.