Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë Elbasan.
Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit me targa maqedonase mësohet se është Berat Beciri, shqiptar i RMV.
Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





