Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 18:40, kur një automjet me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V.

Ky i fundit, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit “, njofton policia.