Në një njoftim për shtyp, policia e Durrësit bën me dije se Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin, Arben Mema 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
48-vjeçari Mema, është arrestuar pasi me datë 30.09.2017 duke drejtuar mjetin tip Benz, karrotrec është përplasur mjetin tip BMW, me drejtues mjeti shtetasin R.H. 34 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip BMW.
Shtetasi Arben Mema ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.





