Një motor dhe një makine janë aksidentuar pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit, ku motori ka goditur tek dera e pasme një makinë, në kryqëzimin tek parafabrikatet.

DurrësLajm mëson se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit është lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkakun e aksidentit.