Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa policia ka vënë në pranga drejtuesin a automjetit.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Këlcyrë – Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual”, ku mjeti tip “Mitsubish” me targë APM4125, ka goditur shtetasin A.Dh, 55 vjeç, banues në fshtin Bual, Përmet.
Policia bën me dije se viktima ka humbur jetën gjatë rrugës kur po transportohej për në spital.
Ndërsa u arrestua Fatmir Mehmeti, 41 vjeç, banues në Përmet.





