Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 09:15, në fshatin Karbunarë e Vogël, në vendin e quajtur “Rruga e gurores”, shtetasi Zaber Goroveli, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.