Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur sot në mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Morinë pranë fshatit Ndërfushaz të Mirditës.

35-vjeçari me iniciale G.N. humbi kontrollin e makinës Volkswagen dhe për pasojë doli nga rruga. Për shkak të plagëve që kishte pësuar, për fat të keq ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.