Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një 75-vjeçar. Po ashtu, blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga edhe një 38-vjeçar që drejtonte automjetin i dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Sh. V., 75 vjeç;

A. T., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.