Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Cërrik-Shalës.

Uniformat blu informojnë se në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Cërrik/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.