Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku është përplasur për vdekje një këmbësor 64-vjeçar në afërsi të aksit rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg të Maliqit.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi me iniciale A. R. ka përplasur viktimën F. Z.

Sakaq, me shoferin po kryhen procedurat e nevojshme procedurale.

Njoftimi policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.