Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.
Një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë errësira në rrugë, dhe shpejtësia me të cilin mjeti qarkullonte.





