Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Mëmëlisht.
Burime pranë vendit të ngjarjes thanë një automjet, i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi, ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë e goditjen fatale me pasojë vdekjen
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes po heton për rrethanat e këtij aksidenti. Pak më vonë viktima është identifikuar me inicialet I.M, 55 vjeç.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e ka fshehur makinën tek ish stacioni i trenit në Gurin e Kuq, ka hequr targat dhe është larguar në këmbë. Policia thotë se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Duket se fati tragjik e ndjek familjen e viktimës, pasi para 25 vitesh edhe i ati i tij ka humbur jetën në të njëjtat rrethana, është goditur për vdekje nga një automjet.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.