Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





