Aksident me vdekje në aksin Durrës – Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor i cili u përplas nga makina.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 09:30, kur automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor që si pasojë ka humbur jetën.
Policia e Durrësit informon se viktima është shtetasi E. Gj., 72 vjeç.
Ndërkaq, drejtuesi i makinës shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme.
Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit.





