Një aksident me vdekje është regjistruar herët këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.

Viktimë ka mbetur shtetasi D.B. 72 vjeç, banues në Durrës, i cili është aksidentuar nga një autobus që drejtohej nga shtetasi G. B. 48 vjeç, banues në Sllatinë të Tetovës.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 dhe fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.