Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 60 vjeçe është regjistruar dje në autostradën Tiranë – Durrës, ndërsa policia ka arrestuar një të ri nga Durrësi.

Në pranga u vu shtetasi S. V., 22 vjeç, i cili po drejtonte mjetin tip “BMW” në momentin e aksidentit.

Sipas burimeve policore, ai ka përplasur këmbësoren Sh. Gj., 60 vjeçe, banuese në Kukës, e cila si pasojë gjeti vdekjen e menjehershme.