Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës. Një punonjë i pastrimit të rrugëve humbi jetën sot në spital, pasi u aksidentua ditën e djeshme nga një maknë në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës, shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet.

“Automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.